Thaçi sërish i hipën kombajnës, premton kompensimin e dëmeve nga reshjet

Ferizaj | 11 Kor 2018 | 16:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe kryetarin e Ferizajt, sot kanë përcjellë për së afërmi fushatën e korrje-shirjeve të grurit në Komunën e Ferizajt.

Presidenti Thaçi ka thënë se muaji korrik është muaji i korrje-shirjeve dhe ka shprehur besimin se kjo do të jetë një sezon e mbarë, pavarësisht se ka pasur të reshura të shumta.

“Si institucione të vendit, si president i vendit, e kam pa të udhës të jem gjithmonë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre, për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e gjithë fermerëve të Kosovës. Është shumë me rëndësi që sivjet rendimentet janë të mira. Janë të standardit edhe të viteve të kaluara, pavarësisht reshjeve, por edhe ata që kanë pësuar nga reshjet, do të punojmë që si institucione të vendit t’u kompensohen ato dëme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai e ka uruar fermerin Xhevat Uka nga fshati Prelez i Komunës së Ferizajt dhe gjithë fermerët e Kosovës për punën e mirë dhe për fillimin e sezonit të korrje-shirjeve të grurit.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, ka treguar se nga kjo javë do të nisë ndarja e subvencioneve për kultivuesit e grurit, me nga 150 euro për çdo hektar gruri të mbjellë. Kurse, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se vizitat e presidentit dhe konsistenca e mbështetjes së qeverisë qendrore dhe lokale i inkurajon fermerët të punojnë edhe më shumë dhe tregojnë më së miri se ne jemi të përkushtuar që t’i mbështesim fermerët dhe ta mbështesim bujqësinë.

Fermeri Xhevat Uka e ka falënderuar presidentin Thaçi, zëvendësministrin Krasniqi dhe kryetarin Aliu për vizitën në fermën e tij dhe për përkrahjen e vazhdueshme.

Presidenti Thaçi në fund ka theksuar se po shihet një angazhim i shtuar i të gjithë fermerëve të Kosovës, që ta përfundojnë këtë sezon sa më mirë.

Përkrahje për fermerët ferizajas ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai më këtë rast ka falënderuar edhe presidentin e vendit Hashim Thaçi për këtë vizitë që i bëri fermerëve ferizajas.

“Sigurisht që këta fermerë përmes kësaj vizite të presidentit, por edhe të vizitave të tjera dhe konsistencës të mbështetjes së qeverisë lokale, tregon më së miri se ne jemi të përkushtuar që të mbështesim fermerët dhe bujqësinë, pavarësisht faktit se ndonjëherë gjenden vështirësi edhe të pa parashikueshme, siç ka ndodhur zakonshëm nga kushtet klimatike e që Ferizaj, fatkeqësisht në krahasim me Komunat tjera të Republikës së Kosovës, është goditur më së shumti, edhe për faktin se me të gjitha statistikat e instituteve, ka të reshura më së shumti në shkallë vendi, por po ashtu është përcjellë edhe me stuhi, erëra dhe breshër, por me këtë rast unë përgëzoj të gjithë fermerët që pandalshëm po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe sot së bashku edhe me presidentin Thaçi jemi këtu për të dëshmuar dhe zotuar se do të jemi gjithmonë afër më mbështetje direkte, qoftë përmes subvencioneve në nivel të Republikës, qoftë në nivel të komunës që praktikisht të avancojmë edhe më shumë sektorin e bujqësisë”, ka thënë i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Mirënjohës për vizitën e organeve më të larta qeveritare të vendit shprehu edhe fermeri Xhevat Uka i cili tha se pret përkrahje nga institucionet rreth dëmeve që i janë shkaktuar nga reshjet në arat e tij.

Ndërkaq, zëvendës ministri në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi ka thënë se fushata e korrje-shirjeve po vazhdon me një intensitet të shtuar në gjithë vendin , ndërsa dha lajmin e mirë se për të gjithë fermerët kosovar nga nesër do të jepen pagesat direkt si subvencione për punimin e tokës. “Sivjet në Republikën e Kosovës janë të mbjella drithëra diku 83 mijë hektarë, ndërkaq vetëm grurë janë të mbjella 73 mijë hektarë. Gjithashtu Ministria e Bujqësisë ka subvencionuar drithërat me afër 10 mijë euro, ndërkaq që nga nesër do të filloj lista e pagesave direkte dhe vetëm në muajin korrik do të përfitojnë nga 150 euro për hektarë, 20 mijë fermerët e parë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme