Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbikëqyrjes së korrje-shirjeve bashkë me Kryetarin e Ferizajn, Agim Aliun, ka vizituar fermerin Xhevat Uka në fshatin Prelez i Jerlive të Komunës së Ferizajt.
Ai me këtë rast ka nisur edhe korrje-shirjet, duke hipur në kombajë dhe e vozitur atë.
Fermeri Xhevat Uka është kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër, njofton Klan Kosova.