Themelorja, verifikon pretendimet e KOSID-it për shkeljet në procesin e “Kosovës së Re”

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 08:33 | Nga

Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke verifikuar pretendimet e Konsorciumit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), për shkelje ligjore dhe procedurale në procesin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesën për hetime ky Konsorcium e ka përcjellë edhe tek EULEX-i, mirëpo këta të fundit kanë thënë se lëndën e kanë përcjellë në Prokurori.

Nga të dy institucionet ka marrë përgjigje edhe KOSID-i. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme