Tirana sot homazhe për Astrit Deharin

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 08:06 | Nga

Nga ora 17:30 në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, do të mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Dehari ishte në ditën e 68 të paraburgimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme