Transparenca në shpenzimet e fushatës, ndihmon luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 10:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci Plus (D+) ka organizuar tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara”.

Në këtë konferencë u konkludua se çështja e transparencës së financimit të fushatës zgjedhore të partive politike është një problem që ka dominuar që tash e sa vite në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu u tha se transparenca në financim është një prej mjeteve në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Isuf Zejna nga Demokracia Plus tha se disa parti të caktuara kanë pranuar të jenë pjesë e këtij diskutimi.

Sipas tij, jo të gjitha partitë janë të interesuara në transparencën financiare.

Fitim Mulolli, drejtor rezident i WFD-së, tha se në mungesa e transparencës e dëmton demokracinë në përgjithësi.

“Duhet të sigurohet një terren i drejtë i të gjitha partive në garën zgjedhore. Transparenca në financim është një prej mjeteve në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Nermin Nisic nga IFES-i, tha se sa i përket transparencës në financat e partive politike, Kosova qëndron larg vendeve të BE-së.

Ai tha se Shoqëria Civile mund të luajë një rol kyq në rritjen e llogaridhënies së politikave kosovarë.

“Pse paratë janë të rëndësishme me politikë, kjo kërkon një dialog me qytetarë, paratë mund t’i bëjnë politikanët më të përgjegjshëm në punën e tyre. Evropa qëndron më përpara në këtë çështje në krahasim me vendet e tjera të botës. Rregullatori duhet të ketë mandat dhe detyra të qarta. Ai duhet të jetë i pavarur,duhet të ketë pavarësi dhe vullnet politik. Shoqëria civile ka një rol shumë të rëndësishëm kur vjen fjala tek paratë politike. Jemi në fazën kur i kemi edhe dy cikle zgjedhore, shpresoj që zgjedhjet lokale të jenë në rregull”, ka thënë ai.

Zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor u cilësuan si ndër më të mirat të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Të gjithë akterët e përfshirë në proces i konsideruan ato si të suksesshme dhe askush nuk i kontestojë rezultatet e dalura nga to.

Subjektet politike kanë 45 ditë afat që nga mbajtja e zgjedhjeve që të dorëzojnë në KQZ raportet e shpenzimeve të tyre në fushatë.

Të ngjashme