“Trepça” nën menaxhim privat

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 08:52 | Nga

Kombinatit “Trepça” i duhen vite për t’u kthyer në gjendjen e dikurshme të prodhimit me potencial të plotë.

Për më tepër, nevojitet futja e miliona eurove në të, për shkak të amortizimit e mosinvestimit për më shumë se 20 vjet, thekson studimi i fizibilitetit për “Trepçën”, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.

Ky studim, i porositur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) propozon që investimet të bëhen përmes partneritetit publiko-privat, ndërsa shumë prej aseteve që kjo ndërmarrje aktualisht i ka në pronësi propozohen që të shkojnë në privatizim a likuidim.

Organizimi koorporativ i ndërmarrjes propozohet të rregullohet përmes Partneritetit Publiko-Privat të Institucionalizuar (PPPI).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme