U refuzohet azili në Francë, kthehen vullnetarisht 178 shqiptarë

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 13:31 | Nga

178 shtetas shqiptarë janë rikthyer në mënyrë vullnetare në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.

Burime zyrtare të policisë së Shtetit bëjnë të ditur se transporti i tyre është bërë i mundur nga Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin, raporton Tch.

Ndërkaq, policia bën të ditur se fluturime të tjera riatdhesimi vullnetare apo të detyruara do të bëhen në javët e ardhshme nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit.

Vetëm në këto dy muaj janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhesuar 1 044 shtetas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme