UNDP: 42 për qind e qytetarëve të kënaqur me punën e kryeministrit

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 11:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar raportin e Pulsit Publik XIII. Ky raport shpalos perceptimet e kosovarëve rreth drejtimit kryesor politik dhe zhvillimeve tjera në Kosovë.

Rezultatet e anketës tregojnë një rritje të kënaqësisë me performancën e institucioneve të Kosovës: rreth 36% e kosovarëve u shprehën të kënaqur me institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore së bashku krahasuar me 21% në tetor të vitit 2016, raporton Ekonomia Online.

Teksa niveli i përgjithshëm i kënaqshmërisë me orientimin politik të Kosovës mbetet i ulët, anketimi i tetorit 2017 tregon rritje të moderuar 14% krahasuar me 8% në tetor 2016. Edhe perceptimi i qytetarëve për sigurinë është rritur me rreth 10 pikë përqindjeje.

Atdhe Hetemi nga UNDP, tha se të dhënat tregojnë se 42 % e qytetarëve janë të kënaqur me performncën e punës së kryeministrit, e kjo vlerë është më e larta që nga viti 2014.

“Të dhënat e fundit tregojnë se 42% janë të kënaqur me perfomancën e punës së kryeministrit. Shumica e institucioneve përfshi edhe presidentin nga viti 2014 kanë shënuar kënaqje. Të dhënat e fundit tregojnë ngritjen e besueshmërisë së Kosovarë është se zgjedhjet janë demokratike dhe të lira. Mbi 50% e qytetarëve besojnë që mediat e kanë lirinë e shprehjes. Në përgjithësi indikatorët e demokracia kanë shënuar ngritje nëse e krahasojmë më vitet paraprake”.

Kjo ngritje e kënaqshëm së qytetarëve vlerëson ai është bërë ngase anketa është zhvilluar në periudhë kohore mes dy palë zgjedhjeve në vend, atyre nacionale dhe lokale.

“Anketa është kryer gjatë muajit shtator dhe në fillim të tetorit”, tha ai.

Ai tha se mbi 70 % e kosovarëve mendojnë se papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë problemet kryesore.

Qytetarët raportuan papunësinë 40% në krahasim me 48% në tetor 2016, korrupsionin 17% në krahasim me 7% në tetor 2016 dhe varfërinë 9% në krahasim me 21% në tetor 2016.

Më së paku të korruptuar sipas kësaj ankete mbesin policia, organizatat jo qeveritare dhe bankat. Vetëm 20 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se mund të punësohesh me meritokraci.

Gjetjet tregojnë se 36% e kosovarëve janë ende të gatshëm t’u bashkohen protestave publike për arsye politike.

 

Ky Puls Publik është sondazh i opinionit i cili ka anketuar 1,305 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeç, raporton EO.

Të ngjashme