Valdet Sadiku flet për gjendjen e Thaçit në burgun e Serbisë

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 17:56 | Nga

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçin e ka vizituar të premten Valdet Sadiku nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd.

Sadiku i ka thënë Klan Kosovës, se gjendja e Thaçit është e mirë.

“Sot e kam vizituar Nehat Thaçin. Është shumë mirë me shëndet, vazhdon të ketë qëndrim tejet dinjitoz dhe gjendja psikike e tij është e shkëlqyer”.
Sadiku ka thënë se Thaçi nuk ka vërejtje për trajtimin e tij në burg.

“Trajtimi nga gardianët është korrekt, nuk ka vërejtje”.
Ai gjithashtu ka thënë se procedurat për lirimin e tij janë duke vazhduar ende.

“Është çdo ditë në komunikim edhe me ekipin e tij mbrojtës. Mund të them se po vazhdojmë me kërkesat për lirimin e tij dhe njëkohësisht avokatët vazhdojnë me përgatitjen për seancat e ardhshme gjyqësore”, ka thënë Sadiku.

valdet sadiku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme