Vasfije Krasniqi-Goodman dekorohet me titullin “Emblema e Vushtrrisë”

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dekoruar me titullin “Emblema e Vushtrrisë” Vasfije Krasniqi-Goodman.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur i pari i Vushtrrisë përmes Facebookut, transmeton Klan Kosova.

“Sot bashkë me Igballen kam pritur në takim znj. Vasfije Krasniqi Goodman, bashkëshortin e saj dhe familjen Krasniqi nga Vushtrria”.

“Si Kryetar i Komunës i kam akorduar Vasfije Krasniqi Goodman titullin “Emblema e Vushtrrisë” me motivacionin për guximin e jashtëzakonshëm, për thyerjen e stigmës dhe për përkrahjen e viktimave të dhunës çnjerëzore nga milicët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë“, shkroi Tahiri.

Vasfije Krasniqi-Goodman është gruaja e parë që tmerrin e përjetuar në luftë e ka treguar publikisht.

Vasfije Krasniqi-Goodman rrëfen publikisht përjetimet e dhunës seksuale në luftë.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people smiling, people standing

Të ngjashme