Vdes ish-deputeti Kujtim Paçaku, Kuvendi mban një minutë heshtje

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 10:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Veseli i ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e deputetit nga komuniteti rom.

Veseli përmes një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom në vendin tonë”.

Paçaku, në legjislaturën e kaluar, ishte deputet nga Partia e Re e Romëve të Kosovës. Ai ishte poet i njohur.

Të ngjashme