Vdes profesor Masar Stavilevci

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 12:57 | Nga

Dje ka ndërruar jetë profesori universitar Masar Stavileci.

Masar Stavileci ka botuar një numër të konsiderueshëm vështrimesh, kritikash e studimesh letrare në gazeta e revista të specializuara në Kosovë, në Shqipëri, në Francë, në Angli, si dhe në disa nga republikat e ish-Jugosllavisë. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume, sesione dhe projekte shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Është marrë dhe me përkthime letrare nga gjuhët e huaja në shqip. Ka bërë përkthimin e romanit “Neveria” të filozofit dhe të shkrimtarit të madh francez Zh.P. Sartre.

Profesori Stavileci përndryshe është edhe babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme