Vdes veterani i UÇK-së

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 09:38 | Nga

Ka vdekur nga një sulm në zemër ish ushtari i UÇK-së, Shaban Dragaj. I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në politikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Shaban Dragaj ishte njeri shumë i dashur dhe i respektuar në Mitrovicë, Drenicë e më gjerë. Kudo që ka punuar është shquar për angazhim e profesionalizëm deh raporte shumë të mira e korrekte me kolegë e bashkëpunëtorë.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.(Telegrafi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme