Veseli e Limaj ngushëllojnë familjen Lladrovci

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 13:32 | Nga

Mbrëmë ka ndërruar jetë Tush Lladrovci, babai i heroit Fehmi Lladrovci dhe kryetarit aktual të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, dhe Lideri i Nismës për Kosovën, përmes rrjetit social Facebook, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Lladrovci.

Postimi i Veselit:

U nda nga jeta Baca Tush, babai i heroit të kombit Fehmi Lladrovci dhe veprimtarit Ramiz Lladrovci. Një jetë të tërë për të mirën dhe lirinë e atdheut. Përgjithmonë do ta kujtojmë me respekt ne që gjetëm bukë dhe ngrohtësi në konakun e tij në ditët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime Familjes Lladrovci dhe bashkëluftëtarëve të lirisë.

Postimi i Limajt:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e bacës Tush, babait të bashkëluftëtarit tim, njëherit dëshmorit e heroit tonë, Fehmi Lladrovci. Baca Tush ishte burrë i urtë dhe fjalë pak, që dha shumë për lirinë e Kosovës. Ju shpreh ngushëllime më të përzemërta të gjithë familjarëve e miqve, te të ndjerit, Tush Lladrovci.

Varrimi i veteranit dhe atdhetarit, Muhamet Lladrovci, do bëhet sot në orën 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme