Veseli: Flamuri i Kosovës është i shenjtë, si flamuri kombëtar

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 08:45 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se asnjë shqiptar nuk duhet të bëjë paralelizma të flamurit kombëtar shqiptar, me flamurin shtetëror të Kosovës.

Në një intervistë në Televizionin Klan të Shqipërisë, Veseli ka deklaruar se flamuri i Kosovës është i shenjtë, ashtu si dhe flamuri kombëtar shqiptar.

“Flamuri im kombëtar është flamuri shqiptar, ndërsa flamuri shtetëror është flamuri i Kosovës. Më vjen shumë rëndë që çdo shqiptar të bëjë këso paralelizma. Ai flamur është i shenjtë, për aq sa është i shenjtë edhe flamuri ynë shtetëror, të cilin do ta mbrojmë”, ka thënë Veseli.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme