Veseli: Lec Gradica, ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së lirisë

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 14:42 | Nga

Krytari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradicës që u zhvillua në fshatin Gradicë të Drenasit.

Veseli ka thënë se Gradica ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së lirisë, ishte mjeku i plagëve të lirisë dhe në fund edhe vetë u bë dëshmor i saj.

“Ai dha jetën për t’i shpëtuar të plagosurit. Ai dha jetën që të tjerët të vazhdojnë luftën, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Ëndrra e tij u bë realitet. Sot, jemi këtu për ta nderuar veprën e tij, që paraqet shembullin më sublim se si jetohet dhe punohet për atdheun”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme