Veseli ngushëllon familjet e viktimave nga vërshimet në Maqedoni

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 13:06 | Nga

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit.

Ai, më tej, ka thënë se populli i Kosovës së bashku me institucione janë më familjet e viktimave, të cilëve fuqia e solidaritetit do të ju jep forcë ta përballojnë këtë fatkeqësi.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit. Në këto çaste të dhimbjes së thellë, ku ende disa qytetarë konsiderohen të zhdukur, populli i Kosovës dhe institucionet e saj janë me familjet e viktimave. Jam i bindur se fuqia e solidaritetit, ju jep forcë ta përballojnë këtë fatkeqësi dhe do të riktheni shpejt jetën në vendbanimet e shkatërruara”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme