Veseli për zhvarrosjen e dëshmorëve të UÇK-së: Liria e Kosovës është vepra e tyre e përjetshme

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 18:32 | Nga

Kryetari i Kuvendit, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli,  ka qëndruar sot në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Marinë, transmeton Ekonomia Online.

Veseli ka thënë se ndjeu dhimje e mall derisa po shihte zhvendosjen e gjeneralëve Bedri Shala e Rasim Kiçina dhe dëshmorëve tjerë.

“Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Veseli është shprehur se Kosova është krenare që ka këta heronj, derisa shtoi se vepra e tyre më e madhe, liria e Kosovës, do të jetë e përjetshme.

“E gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme