Veseli: Kosova ka nevojë për përvojën e Austrisë

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 10:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot një delegacion të lartë të Austrisë me të cilët ka diskutuar për yhvillimet politike në vend, integrimt evropiane të Kosovës, investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të punës përmes investimeve austriake në Kosovë.

Pjesë e delegacionit të Autrisë ishin rreth 30 zyrtarë të lartë të Grupit të miqësisë Kosovë-Austri, biznesmenë, mjekë, profesorë, të cilët e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për mikëpritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të dy vendeve.

Veseli tha gjatë takimit me delegacionin austriak se Kosova ka bërë reforma dhe është duke vazhduar ato në fushën e ekonmisë, për ti hapur rrugë më të shpejtë zhvillimit dhe transformimit të ekonomisë e cila mundëson më shumë investime të huaja që ndikojnë ne punësim të qytetarëve.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka shumë nevojë për përvojën austriake në gjitha fushat, për të ecur vendi më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Kryeparlamentari Veseli ka iontensifikuar kohëve të fundit punën e Grupeve të miqësisë së deputetëve kosovarë me ata të Parlamenteve të huaja për të ndikuar më shumë në lobim por edhe në thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera.

14881328_10211763161532460_236306715_o

 

Të ngjashme