Veseli: Sulmi terrorist në Kanadë, i dhimbshëm

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 14:31 | Nga

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka komentuar sulmin në një xhami në Quebec të Kanadës, ku humbën jetën disa besimtarë dhe u plagosen shumë të tjerë.

Ai tha se sulmi terrorist aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, është vërtetë i dhimbshëm.

“Sulmi në Quebec të Kanadës, aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, është vërtetë i dhimbshëm. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Kanadës në këto momente të vështira”, ka shkruar Veseli në statusin e tij në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme