Vetëm 50 për qind e kallëzimeve penale përfunduan me aktakuzë

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 09:15 | Nga

Vetëm 50% e kallëzimeve penale kanë përfunduar me ngritje të aktakuzës gjatë periudhës kohore janar – shtator 2016.

Prej 996 lëndëve të trajtuara nga Prokuroria, gjysma e tyre janë hedhur poshtë ose kanë pushuar hetimet. Këto statistika janë përfshirë brenda Raportit të mekanizimit përcjellës për harmonizimin e statistikave, shkruan sot Koha Ditore.

Prezantimi i Raportit është bërë nga drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi. Sa u përket kallëzimeve penale, ai ka thënë se në këtë periudhë kanë trashëguar nga vitet paraprake 2.105 lëndë të trashëguara.

Ndërkaq, në periudhën janar – shtator 2016 kanë pranuar 1.111 lëndë prej 1.778 persona.

“Janë zgjidhur 996 lëndë, kurse kanë mbetur të pazgjidhura 2.220 lëndë brenda raportit nëntëmujor”, ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme