Veteranët e Dukagjinit i dërgojnë autoriteteve franceze memorandum për Haradinajn

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 18:09 | Nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të mbahet ende në Francë për shkak të arrestimit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Tashmë kur pritet që të enjten më 9 shkurt, të dihet edhe vendimi i gjykatës franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, organizatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit i kanë nisur një memorandum autoriteteve franceze, transmeton Telegrafi.

“Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Istog dhe Gjakovë, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Bekë Berisha dhe Sadri Hoxha, në një takim që u zhvillua sot ora 16:30 me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, i kanë dorëzuar atij një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Më tej në njoftim thuhet se memorandumi i drejtohet krerëve të shtetit Francez.

“Ambasadori Chabert shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Organizatat e dala nga Lufta dhe të dyja palët presin një vendim pozitiv rreth çështjes Haradinaj”, thuhet më tej në njoftim./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme