“Veteranët u mashtruan me 170 euro pension”

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 15:22 | Nga

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit dhe ish-anëtar i Komisioni për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se askush nuk duhet të flasë në emër të UÇK-së.

Ai ka theksuar se veteranët janë mashtruar me 170 euro pension, duke kërkuar tërheqjen e tyre, sepse siç ka thënë ai nuk kanë luftuar për ato pensione.

Këto komente ai i ka bërë në kuvendi i katërt zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku pritet të zgjedhën drejtuesit e rinj.

“Drejtuesit e rinj të kësaj organizate do të duhej që në muajin e parë të punojnë për ligjin e UÇK-së, në të cilin do të duhej të parashihej që çdokush që flet kundër UÇK-së, pa fakte, të dënohej”.

“Nëse dikush dëshiron përfitime politike janë zyrat ku mund të shkojnë. Kanë mashtruar me 170 euro pension, unë them se duhet t’i heqim ato pensione sepse nuk kemi luftuar për ato pensione, por të njihet statusi dhe kontributi i luftëtarëve që kanë ndihmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Demaliaj ka theksuar se kryesia e re do të punojë që ta bëjë ligjin për UÇK-në, “që ta ketë edhe ligjin e ndëshkimit për ata të cilët flasin kundër UÇK-së pa fakte”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Smajl Elezaj, tha se veteranët duhet gjithmonë të jenë ushtarë të atdheut dhe frymën patriotike ta lënë trashëgim për brezin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme