“Vizita e Vuçiqit në Zagreb, provë për vizitën e tij shtetërore në Prishtinë”

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 15:52 | Nga

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se vizita e kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Zagreb “është si një provë e përgjithshme për vizitën shtetërore të Vuçiqit në Prishtinë të cilën e planifikon pas nënshkrimit të marrëveshjes detyruese – juridike dhe pasi që Kosova të bëhet anëtare e KB-së me bekimin e autoriteteve aktuale të Serbisë”, transmeton Koha.net.

“Vuçiq planifikon që në shkurtin e vitit të ardhshëm të shkojë për vizitë shtetërore në Prishtinë te partnerët e tij të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit dhe pastaj të niset për në Perëndim e të thotë : ‘Ja,e shihni ç’mund të arrij – nuk ka lojtar më të mirë nga unë’”, citon televizioni serb nasha të ketë thënë Jeremiq.

Ai më pas ka shtuar se është i bindur që opozita do ta pengojë Vuçiqin që ta bëjë pasi që do të mundet në zgjedhje.

Vuk Jeremiq ka qenë ish – ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme