Vjedhin e më pas i vënë flakën shtëpisë së mërgimtarit në Dragash

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 10:24 | Nga

Në fshatin Brezne në Dragash, një personit i cili jeton në perëndim i është djegur shtëpia.

Kështu ka njoftuar vëllai i tij, i cili i ka raportuar policisë se shtëpia është përfshirë nga zjarri, sipas tij, në rrethana të panjohura.

Por, me të shkuar policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë lokalizuar zjarrin, kanë rënë në përfundim se persona të panjohur kanë thyer me forcë derën e shtëpisë dhe kanë hyrë brenda, transmeton Koha.net.

Sipas policisë, pas vjedhjes ata i kanë vë flakën shtëpisë.

Njësitë përkatëse tani janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme