Vjen i ftohti polar

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 20:47 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë celsius, kurse nga dita e enjte e tutje temperaturat do të jenë më të përqendruara mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që ato të ulen dukshëm.

“Masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit. Nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqendruara mbi vendin tonë duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstremale (minimalet dhe maksimalet)”.

“Të hënën dhe të enjten do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta. Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës parashihen të ulen deri -9 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius. Presioni atmosferik vazhdon të mbetet i lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme