Votat e diasporës përmbysin rezultatin, Gani Dreshaj fiton në Istog

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 16:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Gani Dreshaj  ka fituar Istogun pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë nga Qendra për Numërim të Rezultateve (QNR). Dreshaj ka marrë 1 mijë e 475 vota pas numërimit.

Kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova me vetëm 133 vota. Ndërsa 5 fletëvotime janë shpallur si të pavlefshme, raporton Ekonomia Online.

Rezultatet e zgjedhjeve të 19 nëntorit e nxorën fitues Haki Rugovën me 51.88 (gjithsej 9247) për qind, kurse Dreshajn të dytin me 48.12 për qind (8576 vota).

Pra diferenca ishte 671 vota për Rugovën. Tani Dreshaj ka pikërisht 671 vota më shumë.

Të ngjashme