Hapet fushata “Voto për ajër të pastër”

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 10:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian, kanë organizuar kampanjën kundër ndotjes së ajrit, “Voto për Ajër të Pastër”.

Trim Ilazi, menaxher i projektit Voto për Ajër të Pastër”, ka thënë se kjo kampanjë është organizuar me qëllim të kërkimit të llogaridhënies së kandidatëve për zgjedhje dhe vetëdijesimit të qytetarëve.

Ai ka thënë se kjo nisme mund të merret si rekomandim nga partitë politike që të fillojnë të mendojnë me mendje të shëndosh.

Sipas tij, Kosova nuk ka problem tjetër esencial sesa ndotja e ajrit. Ai ka kujtuar kohën e stinës së dimrit e cila është periudha kur ndotja e ajrit kalon çdo perimetër të matjeve.

Gjatë këtij aktiviteti në sheshet e Prishtinës është bërë vendosja e kukullave që simbolizojnë kandidatët për deputetë, e që mbajnë mbishkrime sensibilizuese për problemin e ndotjes së ajrit.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe “Fletëvotimeve” ku kandidati i zgjedhur është Ajri i Pastër, nga mesi i alternativave aktuale negative që janë politika shtetërore, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit.

Edhe qytetarët do të kenë mundësi që të informohen më shumë për aktivitetin nga anëtarët e projektit.

Projekti “Making Sense” është projekt inovativ i Komisionit Evropian dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë.

Ky projekt për herë të parë në Kosovë sjell pajisje inovative për matjen e cilësisë së ajrit.

Të ngjashme