Vuçiq e pranon që i dështoi ideja për union doganor në Ballkan (Video)

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 15:12 | Nga

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më në fund e ka pranuar dështimin e idesë së tij për union të doganave në Ballkanin Perëndimor, të cilën institucionet kosovare e kundërshtuan vazhdimisht.

Vuçiq gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut tha se meqë nuk ka pasur koncensus mes vendeve të Ballkanit ideja e tij nuk do të mund të relizohet.

Unionin e doganave në Ballkanin Perëndimor, gjatë fjalimit të tij, Vuçiq e quajti si një ide të mirë, të cilën e kundërshtuan shtetet e Ballkanit vetëm pse ishte idea e tij.

“Union i Doganave ishte vetëm një ide e mirë e cila nuk gjeti koncensus në mesin e shteteve të Ballkanit dhe si e tillë them se nuk do të mund të realizohet”, ka deklaruar Vuçiq.

Ideja e hedhur nga Vuçiq në kohën kur ai ishte kryeministër i Serbisë për union të përbashkët të doganave është kundërshtuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, sidomos nga Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Sipas analizave nga institucionet përkatëse në Kosovë, nëse union i doganave do të kalonte Kosova do të humbte së paku një milliard euro në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme