VV akuzon institucionet për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 13:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje (VV), konsideron se shteti ka dështuar që të mos parandalojë vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij.

Nazlie Bala nga VV, tha se vrasja e Valbona Marku – Ndrecaj, me të bijën është vrasja më e rëndë e cila ka ndodhur viteve të fundit.

Sipas saj, kjo vrasje dëshmon se shteti është fajtor dhe sistemi i drejtësisë ka dështuar të dënojë kryesit e dhunës dhe vrasësit në familje, raporton Ekonomia Online.

“Kjo vrasje dëshmon se shteti është fajtor dhe se si sistemi i drejtësisë ka dështuar me i dënuar kryesit e dhunës dhe vrasësit në familje”, tha Bala.

Bala tha se po shkelen të drejtat e njeriut dhe se vrasja e dyfishtë në Gjakovë tregon papërgjegjësinë e institucioneve dhe dështimin e shtetit.

“Rasti i një dite me parë në Gjakovë, ku një burrë vra gruan e tij 40 vjeçare dhe vajzën 9 vjeçare shënon rastin me të rëndë në familje për ketë vit, ku kryesi i veprës ka qenë i burgosur për dhunë në familje dhe është liruar ditë me parë”, tha ajo.

“Ky rast tregon dështimin e shtetit ashtu siç ka dështuar edhe në rastin e Dianës, Zejnepit, Antigonës e dhjetëra gra të tjera si viktima të dhunës në familje. Ditën kur e ndjera u vra kishte raportuar dhe neglizhenca e policisë e bën ketë institucion edhe më fajtor për vrasje në familje, nëse do të ishte në paraburgim sot nuk do të kishim dy persona të vdekur”, shtoi Bala.

Deputetja nga VV, Fatmire Kollçaku tha se muaj më parë deputetët kishin iniciuar një debat që Qeveria të bëj ndryshimet në Kodin e Procedurë Penale dhe veprat penale në familje për të parandaluar rastet e dhunës në familje, raporton EO.

“Dhuna në familje jo vetëm qe ndikon në mes bashkëshorteve por kjo po reflektohet edhe tek fëmijët që përfundojnë me fatalitet”, tha Kollçaku.

Kollçaku tha se si komision për Legjislacion do të kërkoj që në ndryshimet të përfshihen edhe personat që kryejnë vepra penale në familje dhe të marrin dënimin e merituar.

Të ngjashme