Xhamia u ndërtua mbi varre, eshtrat i bartën qentë endacakë

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 11:03 | Nga

Qentë endacakë kishin dërguar nëpër oborret e shtëpive përreth eshtrat e nxjerrë nga varret që shkatërroi ekskavatori, i cili hapi mbi varreza themelet për xhaminë e Vitomiricës. Pjesën e eshtrave të cilat mbetën ndërtuesit i futën në një varr të përbashkët. Në kundërshtim me Rregulloren Komunale për Varrezat kryetari, Gazmend Muhaxheri, lejoi ndërtimin e xhamisë në Vitomiricë, ani se kërkesa ishte refuzuar nga Drejtoria e Urbanizmit.

Eshtrat që i kishte nxjerrë një ekskavator derisa kishte gërryer për t’i hapur themelet e xhamisë, pikërisht tek varrezat e boshnjakëve në Vitomiricë, ishin bartur nga qentë endacakë në oborret e shtëpive përreth.

Janë banorët ata që edhe sot ruajnë fotografitë e pamjeve morbide, kur qentë bartin eshtrat e të vdekurve derisa ato nxirren jashtë nga një ekskavator që hap themelet e xhamisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

E gjithë kjo ka ndodhur pak ditë para se zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës të “sfidonin” banorët ankues, si dhe Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Pejës, që kishte refuzuar lejen për ndërtimin e xhamisë në Vitomiricë.

Kështu, sot banorët heshtin.

Madje disa thonë se janë edhe të frikësuar, pasi të gjithë janë bërë kundër tyre në betejën për moslejimin e ndërtimit të xhamisë në hapësirën ku gjendeshin varrezat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme