Xhemajlaj takoi prefekten e Barit, Marialisa Mango

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 11:15 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj gjatë qëndrimit në një vizitë në Republikën e Italisë, i shoqëruar nga konsulli në Bari, Arben Muhameti ka takuar Marialisa Mango, prefekte e Barit dhe njëkohësisht përgjegjëse  e emergjencave për jugun e Italisë zona e nëntë.

Me këtë rast Xhemajlaj falënderoi prefekten për pritjen, njëkohësisht për ndihmën që ka dhënë Republika e Italisë në konsolidimin e demokracisë dhe aspekteve që kanë ndihmuar në zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Zëvendësministri Xhemajlaj i njoftoi edhe rreth gjendjes së Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe mundësitë e bashkëpunimit me prefekturën e Barit për të ndihmuar Republikën e Kosovës në trajnime specifike sa i përket fushës së emergjencave.

Prefektja e Barit, Marialisa Mango premtoi se do të angazhohet për të gjetur mundësitë që të përkrahë Agjencinë e Kosovës për Menaxhim të Emergjencave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme