Zbulohet dhurata e Bidenit për Majlindën

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 23:33 | Nga

Trajneri i Kampiones Olimike në Xhudo, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka ka thënë se zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ia dhuroi Kelmendit Stemën Shtetërore të ShBA-ve.

Kuka ka thënë se Biden e përgëzoi Kelmendin për medaljen e artë në Rio 2016 ndërsa nipave të tij ua prezantoi Kampionen Olimpike si Heroinë të Kosovës.

“Joe Biden Nënkryetar Amerikan jep dekoratë Stemën Shtetërore për Majlindën gjatë zbritjes në Aeroport. Përgëzoi Kampionen tonë dhe ja prezentoj Majlinden nipave të tij si Heroina e Vendit tonë!”, ka shkruar Kuka.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme