Zeka: Bajram Rexhepi po trajtohet në kushte mizerie

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 15:47 | Nga

Gazetari Milaim Zeka akuzon se QKUK-ja po drejtohet nga një drejtor i ardhur në detyrë me siç thotë ai “1000 dallavere”, e kjo sipas tij është pasqyrë e gjendjes dhe kushteve mizore që ofron QKUK-ja, për trajtimin e pacienteve të saj.
Tutje, Zeka përmend se në këto po trajtohet edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi.

Ky është reagimi i plotë i Zekës:

Ne këto kushte po trajtohet edhe ish Kryeministri Bajram Rexhepi
Se kjo qendër e ka një drejtor të shkokërdhavt, e i ardhur me 1000 dallavere në atë post, kjo dihet që moti, mirëpo, pse sindikata e këtij institucioni është akoma më e shkokërdhavtë se sa drejtori, kjo është e çuditshme.

Në çastet kur Kryeministri po flet në Parlament për “krimet” e Devollëve, shikoni se si është vërshuar Spitali nga shiu, ku pacientët i kanë nxjerr përjashta.

Ky do duhej të ishte lajm për ne gazetarët, e jo shkrimi paushall për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili po shërohet në këto kushte.
Lajmi do duhej të ishte edhe mos reagimi i krerëve të PDK së, po edhe mos kujdesi nga ana e kryeministrit aktual, i cili, të paktën do duhej të shkonte dhe ta vizitonte repartin ku po trajtohet, Bajram Rexhepi!

Dilni e protestoni oj Sindikatë! Folni për këto kushte të mjerueshme që është lanë kjo Qendër Spitalore! Tregoni se në çfarë kushtesh të çmendura po punojnë i gjithë personeli shëndetësor! Mos u mësoni more veq me dalë e me protestu për rroga, e me dalë me deklarata politike…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme