Zëri i gruas çdo ditë po dëgjohet

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 09:51 | Nga

Zëri i gruas në Kosovës po dëgjohet, por duhet të ketë më shumë progres në avancimin e të drejtave të tyre.

Kështu kanë thënë Edita Dula, bashkëthemeluese e grupit “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, dhe Anisa Ismaili, nga Iniciativa për ndihmuar nënat-vetushqyese.

Sipas tyre ka përmirësim të raportit dhe avancimit të gruas në Kosovë, por duhet më shumë që të kenë arritje.

Edita Dula, bashkëthemeluese e grupit “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, ka theksuar se grupi është themeluar me qëllim të ndihmohen gratë, pasi që e kanë ditur se ka nëna që ndihmojnë. “Sot grupi ka mbi 25 mijë anëtarë, sot ne funksionojmë si OJQ, funksionojmë pa fonde. Kemi një shitore që i mbledhin gjërat”, ka thënë ajo në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).

Dula ka thënë se mundohet që tu ndihmojnë nënave në formave të ndryshme, duke i gjetur edhe punë.

Kurse Anisa Ismaili, nga Iniciativa për ndihmuar nënat-vetushqyese, ka thënë se ideja qenë që të bëhet diçka për nënat vetushqyese. “Ndjehesh mirë kur bënë punë vullnetare dhe këtë e bëjmë me gjithë dëshirë” ka thënë ajo.

Ismaili ka thënë se 8 Marsi nuk është vetëm festë për të festuar për gratë, por është edhe një ditë ku protestohet për të drejtat e grave.

Dula dhe Ismaili, kanë ftuar të gjithë ata që të kontribuojnë për nënat që kanë nevojë. (RTK)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme