Zëri Ynë: Mbi 63% e fëmijëve kosovarë janë të palumtur

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 16:17 | Nga

Një hulumtim i bërë nga organizata ”Zëri Ynë” e cila është pjesë e Save the Children, rezulton se në Kosovë 63.4% e fëmijëve ndjehen pa disponim dhe të trishtuar për një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, hulumtimi tregon se 32.9% e fëmijëve kanë qenë subjekt i bullying-ut (talljes); teksa 4 nga 5 të fëmijëve shqetësohen për notat e tyre.

Ndërkaq 41,7% e fëmijëve nuk dinë ku të lajmërojnë dhunën apo keqtrajtimin.

Ky hulumtim i përket kërkimeve të fëmijëve në Kosovë për vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme