Zëvendësministri Murtezaj: Me rastin e Deharit të merret drejtësia, jo politika

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 08:30 | Nga

Valon Murtezaj ka shprehur ngushëllimet familjes Dehari me rastin e vdekjes së të birit Astritit.

“Familjes Dehari ngushëllimet më të sinqerta në këto momente dhembjeje për birin e tyre Astritin”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

“Situatat e tilla kërkojnë edhe më shumë, nga ne të gjithë, ta bëjmë Kosovën një vend ku sundon ligji”, ka thënë Murtezaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai shton se në një vend ku sundon ligji, hapësira për të bërë keq dhe krim, dhe për të keqpërdorur situatat që prekin njerëzit ngushtohet, dhe krijohet hapësirë që ato adresohen drejt.

“Tani e gjitha duhet të jetë punë e institucioneve përkatëse të drejtësisë; dhe jo e politikës.
Familjes edhe njëherë ngushëllime”, ka përfunduar Murtezaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme