Zharku e Veliu inspektojnë punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Podujevë | 06 Kor 2017 | 15:37 | Nga

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Podujevës Agim Veliu,  vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës nacionale N25, Prishtinë- Podujevë.

”Sot me kryetarin Veliu po i inspektojmë punimet në zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë-Podujevë, të cilat kanë filluar vitin e kaluar ndërsa janë duke u zhvilluar sipas dinamikës. Jemi të kujdesshëm maksimalisht që ta kemi një segment të përfunduar me shtresën e parë të asfaltit, në mënyrë që qytetarët tanë që kthehen nga mërgimi dhe të kalojnë këtë pjesë të kësaj rruge sa më lehtë”.

”Unë e njoftova kryetarin Veliu për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar për llotin e katër, që po zhvillohen procedurat e tenderimit, e që deri në fund të muajit gusht do të lidhet kontrata edhe për pjesën tjetër. Po ashtu ka përfunduar edhe projekti tjetër që lidhet me autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, tha Zharku.

Nga ana e tij, i pari i Podujevës e falënderoi Zharkun për projektin të cilin e cilësoi si nujë ndër më të rëndësishmit që po bëhet për Podujevën dhe qytetarët e saj.

Gjatësia e këtij segmenti të asfaltuar është 2 600 metra. Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme