Zharku përuroi punimet e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:24 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Deҫanit, Rasim Selmanaj, inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq (Beqiraj-Dautaj) në komunën e Deҫanit.

Ministri Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re duke i falënderuar ata për mikëpritjen e tyre.

“Ndërtimi i kësaj rruge e financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një rëndësi të veҫantë për të gjithë ne. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Deҫanit”, tha ministri Zharku.

Ndërsa, kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në realizmin e këtyre projekteve infrastrukturore në Deҫan.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 2923 metra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 242,368.11 euro.

unnamed unnamed-2 unnamed-3

Të ngjashme