Zjarrfikësit protestojnë të enjten, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 12:07 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka paralajmëruar protestë të zjarrfikësve para Qeverisë të enjten, më 12 korrik, në shenjë revolte dhe pakënaqësie për gjendjen e zjarrfikësve.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka, ka thënë në një konferencë për medie se protesta do të jetë e qetë, por protestuesit nuk do të shpërndahen derisa institucionet nuk i ftojnë në takim për t’u bërë zgjidhje. Ai ka paralajmëruar se forma e protestës mund të ndryshojë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Protesta do të fillojë në ora 10 prej Pallatit të Rinisë, rreth sheshit të qendrës deri te Qeveria, ku do t’i parashtrojmë kërkesat tona. Përderisa nuk na marrin në takim dhe nuk na ofrojnë zgjidhje ne nuk do të shpërndahemi. Protesta do të jetë e qetë, nuk do të krijojmë situata të pakëndshme. Mirëpo, do të ndryshojmë formë nëse nuk na përgjigjën”, tha ai.

Beka shtoi se problemet me të cilat zjarrfikësit ballafaqohen janë numri i vogël i pajisjeve, punëtorëve si dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve.

Problem tjetër, sipas Bekës, është edhe moskompenzimi i rrezikshmërisë, i punës gjatë ndërrimeve të natës, gjatë festave shtetërore dhe jashtë orarit.

“Zjarrfiksësit e kanë më shumë se profesion, e kanë mision. Ata ballafaqohen me sfida të ndryshme, është një prej profesioneve më të rrezikshme. Ata janë reagues të parë të fatkeqësive natyrore”, deklaroi ai.

Beka tha se përveç Qeverisë edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe kryetarët e komunave kanë përgjegjësi, raporton EO.

“Më 3 korrik iu kemi drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit, Kryetarit, Grupeve Parlamentare dhe komisionit për Siguri se gjendja është alarmante, kemi njoftuar për protestë mirëpo nuk kanë marrë asnjë hap”.

Nënkryetarja e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Leonora Lokaj, tha se BSPK-ja i perkrahë kërkesat e zjarrfikësve.

“BSPK përkrah kërkesat e punëtorëve dhe bën apel edhe te Qeveria që të marrin masa për t’u krijuar kushte këtyre punetorëve. Statusi i padefinuar është njëri nga problemet qe i ka sjellur në këtë gjendje punëtorët”.

Sali Halili, shef i ndërrimit të zjarrfikësve u shpreh gjithashtu i pakënaqur me kushtet e punës. Ai tha se i duket e padrejtë që një polic të rrijë tërë ditën dhe të paguhet më shumë se një zjarrfikës që hyn në zjarr dhe shpëton jetë njerëzish.

Padrejtësi tjetër sipas Halilit është edhe mos kompenzimi i turneve të natës së zjarrfikësve, ndërsa  i infermiereve po, kur që të dyja palët janë në vendngjarje.

Kërkesat e Sindikatës së Zjarrfiksave janë:

  1. Të rregullohët statusi juridik
  2. Të definohen kompetencat menagjuese
  3. Të shqyrtohet ligji i pagave, për poziten dhe koficientet e zjarrfikësve
  4. Të sigurohet vija buxhetore
  5. Të përmirsohën kushtet e punës, të sigurohen , rroba mbrojtëse , pajisje dhe mjete për punë
  6. Të kompenzohen ndërrimey e natës , festat shtetërore dhe orët jashtë orarit.
  7. Pagat e Zjarrfiksëve të nivelizohen me Shërbimet tjera Emergjente
  8. Të bëhet gradimi sipas funksionit
  9. Të sigurohet shujta e ngrohtë
  10. Të ngjitet konficienti , të harmonizohen pagat në nivel të komunave
  11. Të kompenzohen kompenzimey mjekësore për lëndime në punë

Të ngjashme