ZPD-në e pret “shuarja”, projektligjin e ri e cilëson të pazbatueshëm

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 08:39 | Nga

Tetë vjet pas themelimit, Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD) pritet të shuhet. Me projektligjin e ri të përpiluar së fundi nga Ministria e Drejtësisë rreth përgjegjësive disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, ankesat eventuale do t`i pranojnë drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive, kurse do të shqyrtohen dhe do të vendoset në Këshillin Gjyqësor apo atë Prokurorial, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projektligj nuk është pritur mirë nga drejtues të ZPD-së. Ata thonë se një praktikë e tillë është e pazbatueshme, pasi që i bie që gjyqtarët e prokurorët të hetojnë vetveten.

Edhe shoqëria civile nuk pret që projektligji i ri të japë rezultate, por ata kundërshtojnë edhe rezultatet e ZPD-së deri më tani.

Në anën tjetër, Ministria vlerëson se projektligji nuk përbën konflikt interesi dhe as nuk është i pazbatueshëm, pasi që sipas saj, hetimet do të kryhen nga KGJK-ja e KPK-ja dhe jo drejtpërdrejt nga drejtuesit e gjykatave e prokurorive..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme