Zvicër: Kosovari gjen vdekjen në vendin e punës

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 08:29 | Nga

Mesdita e 12 majit 2017 ishte dita më fatkeqe dhe më e kobshme për familjen Mehmeti,nga Bradashi i Podujevës. Djali i kësaj familje Besim Nezir Mehmeti 42 vjeç me punë dhe qëndrim prej vitesh në Solothurn të Zvicrës,ka humbur jetën tragjikisht.
I ndjeri Mehmeti derisa sa po voziste në vendin e tij të punës një mjet transportues është goditur nga një veturë .

Me ç’rast mjeti që ai drejtonte është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ekipet emergjente të mjekëve të kantonit Solothurn menjëherë kanë ardhur në vendngjarje, por përpjekjet e tyre kanë rezultuar të kota ngase Besimi, nga plagët e pësuara ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Lajmi mbi vdekjen e tij të parakohshme dhe aksidentale i ka tronditur familjarë, shokë, e bashkombës të tij të shumtë. Inxh. Florin Llugaliu thotë se Besimi ishte i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë. Ai, si anëtar i vyeshëm FC Iliria të Solothurn-it përveç ndihmës çdoherë na ofronte si dhuratë të veçantë buzëqeshjen e ngrohtë dhe miqësore.

Kalimi i çasteve me te tek secili sillte butësi e optimizëm për arritje të reja. Andaj mungesën e tij krahas familjes do ta ndjejmë edhe ne shokët dhe miqtë e Besimit,me të cilin një periudhë të gjatë ndamë momente gëzimi dhe dhembjeje.
Në shenjë nderi dhe respekti udhëheqësit e FC Iliria të Solothurn-it,kanë organizuar një aksion bamirësie në mbështetje të familjes Mehmeti.

Ata me lot në sy në ndarje me te thanë: “Besim i dashur, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, i munguar prej vitesh“.
Sot,në fshatin e tij të lindjes Bradash të Podujevës, me praninë e shumë qytetarëve llapjanë është bërë varrimi i mërgimtarit Besim Nezir Mehmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme