Zvicra konfiskon armët e destinuara për Kosovë

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 11:23 | Nga

Rojet kufitare zvicerane kanë zbuluar dy shkelje të legjislacionit të armëve javën e kaluar në Bazel.

Në rastin e tyre, roja kufitare bëri të ditur se në vendkalimin kufitar Hiltalingerstrasse janë gjetur katër armë paintball dhe pajisje të tjera, raporton “20min.ch”, përcjellë albinfo.ch.

Shofere ishte një grua zvicerane 34-vjeçare, që nuk kishte leje të importit. Ajo ka thënë se armët ishin të destinuara për Kosovë dhe Zvicra ishte vetëm vend transit.

Megjithatë, ky justifikim nuk e lë atë pa përgjegjësi. Ajo ka marrë një vërejtje për shkeljen e ligjeve për armët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme