A do të ndryshojë harta politike pas 11 qershorit?

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 22:18 | Nga Albert Ramadani

Pasi të përfundojë numërimi, KQZ do të certifikon zgjedhjet dhe deri sa  te presim te çertifikohen, partitë politike nuhatin për tu bërë bashkë me njëri tjetrin, koalicionet parazgjedhore nuk krijuan numra qe do të kenë mundësinë për të qeverisë pa ndonjë koalicion apo parti. Koalicioni PAN, i cili në këto zgjedhje doli i pari, por jo si vetëm, do të mundet të qeverisë.

 

Koalicioni parazgjedhor, tashmë i njohur si PAN, ka nominuar për kryeministër z. Ramush Haradinaj, por sipas numrave vështirë do ta ketë nëse nuk do t’iu bashkëngjitet ndonjë nga partitë apo koalicioni LAA. Edhe pse z. Haradinaj është nominuar nga koalicioni fitues nuk do të thotë patjetër që vetëm ky të jetë kryemistër, apo me logjikën “ja ne fituesit, ja prapë në zgjedhje”.

Në rast se nuk do të mund të krijohet qeveria nga koalicioni PAN, presidenti i vendit duhet t’i shterë të gjitha mundësitë që të gjejë një zgjidhje mos të shkojë vendi prapë në zgjedhje.

Kemi rastin e shtetit fqinj, Maqedoninë, ku fituesi nuk arriti ta bëjë qeverinë dhe erdhi në shprehje i dyti. Në Kosovë mund të mos jetë ngjashëm apo referimet nga Gjykata Kushtetuese, por në Kosovë duhet presidenti të gjejë zgjidhje, duke takuar të gjitha partitë. Nëse presidenti i vendit nuk gjen vullnet dhe nuk mund të arrijë ndonjë marrëveshje, qoftë për një koalicion apo qeveri gjithëpërfshirëse, shumë lehtë vendi mund të shkojë në zgjedhje edhe pse zgjedhjet e njëpasnjëshme nuk do ta ndryshojnë shumë tabelën e rezultateve.

Zvarritja apo mundësia e përsëritur e sindromit bllokue, i njohur si “ngërçi politik” mund të jetë alibi që të ketë qëllim nga aktorët politikë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të bëhen me apo pas zgjedhjeve lokale, me ç’rast partitë si mostër do t’i përdorin zgjedhjet lokale kur dhe do ketë mundësi ndryshimi hartave të qeverive lokale.

Çdo zvarritje apo përsëritje e mundshme e zgjedhjeve do të zvarrisë çdo proces të Kosovës në vend dhe në arenën ndërkombëtare, ku Kosovën e presin procese tejet të rëndësishme. Këtë e di fare mirë çdo politikan, institucion dhe qytetar në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme