Abazi: VV bëri koalicion në Prishtinë me bashkëpunëtorin e PDK-së

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Haki Abazi katër vite më parë ishte njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të Shpend Ahmetit, por së fundi është shprehur i zhgënjyer me qeverisjen e tij në kryeqytet. Ai vlerëson se Ahmeti i ka humbur katër vite me justifikime, Prishtina nuk ka përparuar, ndërsa, koalicioni me AKR-në nuk është menduar mirë.

Në një deklaratë dhënë Gazetës Blic, Abazi thotë se Rrahim Pacollit i cili po përfolet se mund të bëhet nënkryetar në komunën e Prishtinës është njeri i afërt me PDK-në.

“E para Rrahim Pacolli me të cilin si duket është negociuar marrëveshja është bashkëpunëtorë i PDK dhe përfitues nga sigurimet dhe kartonët e gjelbër për diasporën që e bën pikërisht elektoratin e VV të mos votojë për një koalicion të tillë”, ka thënë Abazi për Blic.

Sipas Abazit elektorati i AKR-së është joreal dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vota e atyre që votuan AKR në raundin e parë do të jetë pasive ose e shpërndarë.

Abazi thotë se koalicioni LDK-AAK ka qenë i pritshëm për shkak të spektrit politik. “Ajo që ka mund të quhet pozicion principiel për mosdhënien e koalicioneve në mandatin e kaluar me partitë dhe me akuzat për LDK tani në koalicionin VV-AKR është treguar se nuk ka qenë në fakt pozicion principesh e as politike e menduar mirë”, tha ai.

Ahmeti e ka humbur përkrahjen e disa shokëve të cilët e ndihmuan për të fituar mandatin e parë si: Haki Abazi, Dardan Islami, Ari UrbanFM etj.

Kryetari aktual i Prishtinës po pretendon edhe mandatin e dytë, ma 19 nëntor do të përballet me Arban Abrashin e LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme