Betejat serbe për Kosovën janë beteja religjioze dhe kulturore

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 10:35 | Nga Milazim Krasniqi

Të kuptuarit e komunikimit dhe të mesazheve që vijnë në drejtim të Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e drejtuesve më të lartë të fesë dhe të shtetit serb, më së miri mund të bëhet nëse vendosen në kuadrin teorik të studimeve post koloniale.

Në këtë kuadër mund të kuptohet më mirë raporti i ngurtësuar si raport ndërmjet agresorit dhe viktimës, por që gjuhësisht e kulturalisht paraqitet në të kundërtën e vet, pra viktima paraqitet si agresor, ndërsa agresori si viktimë. Sado që është një diskurs mjaft militant, ai e ka brenda vetes dimensionin filozofik-religjioz dhe dimensionin politik-kulturor, të prodhuar në mendimin religjioz e kulturor serb gjatë më shumë se një shekulli.

Pra, janë shtresime të një komunikimi të qëndrueshëm dhe të stabilizuar dhe të mesazheve të qarta, edhe kur mbulohen nga një tis figurativ. Thënë thjesht, nuk ka spontanitet në këtë komunikim e në këto mesazhe.

Prandaj, analiza e diskursit të këtyre dy dimensioneve, filozofike-religjioze dhe politike- kulturore, ndihmon të kuptohet ideologjia dominante, si edhe struktura e fuqisë, nga e cila ushqehet ideologjia fashiste serbomadhe.Që në fillim mud të konstatohet se ndonëse kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet nga largimi i imponuar i Serbisë nga Kosova (me Marrëveshjen e Kumanovës) ideologjia fashist edhe filozofia e gjuhës që e shprehë atë ideologji, nuk ka ndryshuar në asnjë tregues të sajin. Meqë fuqia e Serbisë ka ardhur duke u rritur në vitet e fundit, kjo gjë është manifestuar në mënyrë progresive edhe në ristabilizimin e gjuhës së urrejtjes, po edhe të presioneve shumëplanëshe ndaj Kosovës.

Edhe me këtë rast dëshmohet e njëjta gjë: fiksimi i serbë dhe i Serbisë me Kosovën nuk është problem politik. Ky është problem thellësisht religjioz dhe thellësisht kulturor, që në instancë të fundit është përgjigjja e vetme, ndonëse irracionale, për identitetin fetar kulturor serb. Miti i Kosovës serbe, si ekuivalent i Jerusalemit tokësor dhe fjala “Kosovë” si fjala më e shtrenjtë serbe, në ligjërimin religjioz e kulturor serb janë elementë të shnejtërisë. Për shenjetërinë e tyre nuk mund të negociohet.

Ato janë të ngurtsuara në mendimin religjioz e kulturor serb, prej nga ushtrojnë preison ehde mbi mendimin dhe veprimin politik. Rjedhimisht, problemi është shumë më vështirë i zgjidhshëm, sesa potë ishte problem i pastër politik. Ky dimension i problemit nuk është trajtuar në mënyrë korrekte deri sot nga ana e dijetarëve shqiptarë.

Pse na mungojnë studimet për imperializmin gjuhësor e kulturor serb

Teoria postkoloniale e diskursitna ndihmon të kuptojmë këtë gjendje dhe të parashohim drejtimet nga do të lëvizë në të ardhmen mendimi filozofik-religjioz dhe mendimi politik-kulturor në Serbi në raport me Kosovën dhe me shqiptarët e saj e prej andej edhe veprimi politik, qëështë vetëm instrument në duart e ideologjisë religjioze-kulturore me parashenjë fashiste. Por, këta shqiptarë të kësaj Kosove nuk do ta kenë të lehtë as ta kuptojnë e lëre më t’i amortizojnë këto modele të mendimit dhe të veprimit serb. Pse?

Sepse edhe pse ka më shumë se një shekull qëne shqiptarët i jemi ekspozuar dhunës së gjuhës e të kuturës serbe nga ana e autoriteteve kishtare e shtetërore, studime lidhur me dhunën e kësaj gjuhe dhe implikimet që ajo ka pasur në jetën reale, pothuajse nuk janë bërë nga studiues shqiptarë. Bile shumica e intelektualëve të sotëm shqiptarë të Kosovës e konsiderojnë në mënyrë naive si të mbyllur konfliktin kulturor shqiptaro-serb për Kosovën e rrjedhimisht edhe studimet eventuale kulturore e postkoloniale, që do të kishin objekt trajtimi këto raporte i konsiderojnë si të panevojshme. Mungesa e vullnetit për këso studimesh i ka edhe dy arsye, njërën politike, tjetrën metodologjike.

E para ka të bëjë me faktin që Kosova dhe shumë vise të tjera shqiptare që mbetën nën sundimin serb që nga viti 1912, nuk kanë pasur zhvillim normal në asnjë fushë të jetës politike, shoqërore, ekonomike, arsimore e diturore. Rrjedhimisht kanë pasur kufizime politike e administrative të prera, edhe lidhur me studimin e disa fushave dhe veçmas të raporteve gjuhësore e kulturore shqiptaro-serbe. Ky shteg tashmë po hapet edhe më vështirë, ngase shumica estudiuesve të rinj, as nuk e dinë serbishten dhe nuk kanë as mundësi të hulumtimit në arkivat serbe.

E dyta, ka të bëjë me orientimin e studimeve albanologjike në Shqipëri e në Kosovë, veçmas në gjysmën e dytë të shekullit XX, të cilat nën diktatin e metodologjisë marksiste, e kanë përjashtuar trajtimin e çështjeve mirëfilli kombëtare dhe me metodat adekuate të studimit që kanë dominuar në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë nga gjuhëtarët shqiptarë janë marrë kryesisht me studime dialektologjike (që realisht nuk i kanë hyrë kurrkujt në punë) ose me studimin e gjuhës së autorëve të vjetër, (një punë gjithsesi e vlefshme përhistorinë e gjuhës shqipe, por larg realitetit shoqëror e kulturor të shekullit XX.)

Të huajës imi i studiuesve shqiptarë është aq i rëndë, sa që edhe një çerek shekulli pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe gati dy decenieve të çlirimit të Kosovës, studimet albanologjike vazhdojnë të merren me probleme periferike.Prandaj, ende nuk ka as trajtime lidhur me pasojat gjuhësore e kulturore që kanë lënë pushtimi serb dhe dominimi kolonial i serbishtes mbi gjuhën shqipe në Kosovë për një shekull, që nga leksiku e sintaksa e deri te filozofia e gjuhës.

Ende nuk ka as studime lidhur me diskursin që kanë përdorur drejtuesit shtetërorë dhe mediet serbe gjatë kohës së pushtimit klasik të Kosovës (1990-1999) dhe veçmas gjatë spastrimti etnik dhe gjenocidit të viteve 19998-1999. (Nga ana tjetër ka amatorë që mirren në mënyrë sipërfaqësore dhe shpesh herë keqdashëse me raportin e të folmes shqipe të Kosovës me atë të Shqipërisë, gjë qëështë pasojë e pozitës koloniale që kanë pasur shqiptarët dhe gjuha e tyre në Serbi e në Jugosllavi, e jo shkak më vete,por kjo qasje sërish është periferike dhe nuk e trajton problemin në themelet e tij.)

Pra, ajo qëështë dhe mbetet detyrë urgjente e gjuhësisë shqiptare dhe e albanologjisë në përgjithsi është studimi i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare të Kosovës në dritën e studimeve kulturore dhe studimeve postkoloniale, duke kuptuar se çfarë raportesh janë krijuar me gjuhën, letërsinë e kulturën serbe e jugosllave, çfarë mendësish dhe ideologemash janë prodhuar e prodhohen nga elitat fetare, politike e kulturore serbe në drejtim të shqiptarëve sot, etj. Në këtë kontekst gjithsesi do të duhej të studiohej në mënyrë sistematike mendimi aktual serb, që prodhohet përmes diskursit të gjuhës, letërsisë, kulturës dhe religjionit.

Vazhdimi i studimeve të tilla ka rëndësi për vetë shkencën, dijen, sepse nga kjo fushë mund të nxirren rezultate shumë të rëndësishme për identitetet, për perspektivat e integrimeve, për multikulturalizmin, për integrimet brendakombëtare, për zhvillimin e gjithëmbarshëm të kombit shqiptar në kontekstet ballkanike dhe evro-atlantike. Por, këto studime do të kishin edhe vlerë praktike për ta kuptuar se si po lëvizë mendimi në Serbi dhe sa mbetet virulent jo vetëm për sigurinë tonëfizike dhe identitetin kulturor e kombëtar, po edhe për të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Militantizmi pagan e romantik i Irinejit

Si ilustrim për rëndësinë e trajtimeve të kësaj natyre, këtu po trajtojmë vetëm një segment të vogël të diskursit me të cilin kanëoperuar në një rast konkret e nëngjarje konkrete, dy personalitetet më të larta të Serbisë, udhëheqësi fetar e shpirtëror serb, partiarku Irinej dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi. Deklarimet e tyre që janë bërë objekt i këtij vëzhgimi të shkurtër, janë dhënë në vigjilie të festës fetare, të Krishtlindjeve ortodokse serbe, me të cilën u lidhën edhe dy ngjarje jofetare: arrestimi nga ana e autoriteteve franceze i Ramush Haradinajt në Bazel, në bazë të një fletarresti të Interpolit serb dhe mosjelimi i ardhjes në Kosovë të presidentit serb për Krishtlindjet orotdokse, si reagim i autoriteteve shtetërore të Kosovës ndaj atij  arrestimi.

Pra, kombinimi i një ngjarjeje (feste) fetare dhe i dy ngjarjeve politike (mbase njëra juridike) u ka dhënë shkas dy drejtuesve më të lartë tëshoqërisë e tështetit serb, që të deklarojnë se çfarëata mendojnë për Kosovën e shqiptarët, në kontekstin e mendimit të tyre fetar e politik. Diskursi që kanë përdorur është interesant për analizë hermeneutike dhe ideologjike, sepse përdoret gati dy decenie pas largimit të forcave dhe administratës së Serbisë nga Kosova dhe dëshmon një ngurtësim tëçuditshëm tëmendimit e të gjuhës, të filozofisë e të ideologjisë. Fjalët me mbështjellës religjioz e filozofik të patriarkut Irinej dëshmojnë se Kisha Ortodokse Serbe dhe kreu i saj nuk e kanë pranuar asnjë ndryshim që ka ndodhur në realitetin politik, juridik e shoqëror të Kosovës.

Irineji ka lëshuar këtë Mesazh solemn për Krishtlindjen ortodokse serbe: “Deri sa ka serbë, do të jetë Kosova, Kosova është shpirti i Serbit, prandaj Kosova dhe Metohia  do të jetë dhe do të mbetet toka jonë, sepse aty janë Golgota jonë dhe Jerusalemi ynë”. Pra, sipas patriarkut serb, ekzistenca e Kosovës varet nga ekzistenca e serbëve dhe si e tillë ajo duhet të jetëvetëm serbe. Shpirti i serbit nuk qenka i dhënë nga Zoti as nuk qenka në dorën e Zotit, po qenka Kosova shpirti i serbit! Kjo do të thotë se është fjala për një përjetim pagan e jo kristian të natyrës së shpirtit, nga ana e kreut tëKOS-it.Patriarku serb më shumë duket si poet romantik militant, se sa si një njeri i fesë. Edhe referenca nësimbolet biblike, Golgogën dhe Jerusalemin, në diskursin e tij ka të bëjëme thirrje për hakmarrje, me thirrje për ripushtim, e jo me meditimin për vuajtjen dhe triumfin e Krishtit.

Këtë mesazh të patriarkutserb e përshkon deformimi i qëllimtë i kuptimeve të fjalëve dhe të gjuhës. Fjalët: serb, Kosova, shpirti, Golgota dhe Jerusalemi, janë kombinim fjalësh nga sfera konkrete (serb,Kosova) dhe ajo fetare (Golgota, Jerusalemi), duke i lidhur me fjalën shpirt, e cila ka kuptime të shumta, që nga sfera fetare deri te ajo pagane, por që në këtë kontekst ka të bëjë me idenë e martirizimit, të flijimit, reinkarnimit, të luftës së shenjtë, që e dëshëron, e sugjeron dhe e pret patriarku.

Në një intervistë për mediet, Irinej po në këtë frymë romantike e militante ka deklaruar se u paskësh thënë ambasadorëve të huaj se Peja është Serbi. Sipas tij, Peja serbe dhe Kosova serbe, janë prona shpirtërore e Kishës sëtij, selia e patriarkëve serbë.Po në këtë frymë, në një rast tjetër ai thotë: “Duhet të bëjmë gjithçka, që Kosova jonë të mbijetojë!” Pëdorimi i shprehjeve të tilla si:”duhet të bëjmë gjithçka” ose ”me të gjitha mjetet” janë tipike për liderët arrogantë e luftënxiës, siç ishte Sllobodan Millosheviqi. Por, në rastet kur nuk ka dallim ndërmjet diskursit të udhëheqësit shpirtëror dhe udhëheqësit arrogant shtetëror, është fjala për njëdiskurstë unifikuar,  për një gjuhë të dominuar nga ideologjia fashiste.

Nëdiskursin e mesazheve dhe intervistave tëIrinejit ndihet eliminimi i kuptimee religjioze të fjalëve dhe zëvendësimi me kuptime të tjera nga sfera e ideologjisënacionaliste e fashiste serbe, ku serbizmi e jo krishterimi ështëmasa e çdo gjëje. Pra, raporti ndërmjet krishterimit dhe nacionalizmit virulent serbomadh, në diskursin e Irinejit është i përmbysur, në dëm të krishterimit. Kështu ka qenë edhe më herët. Edhe pa u kthyer në arkiva epa bërë krahasime ndërmjet diskursittë Irinejit e paraardhësve të tij, Pavlit, fjala vjen, është e qartë se nuk ka asnjë ndryshim nëmendësinë e Kishës Ortodokse Serbe lidhur me Kosovën, me serbizmin dhe armiqtë e serbizmit, që sipas diskursit filozofik e ideologjik të saj, duhet të eliminohen, duhet të zhduken.

Për shoqërinë dhe shtetin tonë, është shumë e rëndësihme të kuptohet ky realitet i Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Të kuptohet se kjo qasje e saj dhe e kreut të saj nuk do të ndryshojë në të ardhmen. Edhe përkundër koncesioneve të shumta qëi janë bërë Kishës Ortodokse Serbe me Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Kosovës, KOS mbetet agjent armiqësor ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj të gjithë atyre që nuk janë serbë në Kosovë. E palëkundur në idenë se shqiptarët duhet të zhduken, për ta ribërë Kosovën serbe. Prandaj, në bazë të këtyre fakteve do të duhej të rishikohehsin jo vetëm politikat e shtetit tonë ndaj KOS-it, po edhe ligjërimi ynë politike kulturor ndaj këtij agjensi armiqësor.Mbajtja me kaq privilegje e një agjenti qartësisht armiqësor, herët e vonë do të prodhojë fatkeqësi për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Fuqia e Serbisënë formëbumerangu, sipas Nikoliqit 

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, gjatë deklaratave për Kirshtlindjet ortodokse serbe dhe dy ngjarjet politike që koinciduan me to (arrestimi i Haradinajt dhe pengimi i Nikoliqit që të vizitojë Shtërpcën për festën serbe) shkon edhe më larg. Ai ka rikujtuar me figura të deshifrueshme lehtë, se çfarë u ka bërënë të kaluarën Serbia shqiptarëve, gjë që ai besonse ata nuk e kanë harruar, duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të përsëritet: “Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumëkush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë. ”Sipas kryetarit serb, serbët eksportojnë mirësi, por shqiptarët janëmosmirënjohës.

Sipas Nikoliqit, shqiptarët (e ka zbutur kërcënimin me sintagmën “admnistrata në Prishtinë) e dinë se çfarë u ka bërë Serbia e që rredhimisht mund t’ua bëjë parë. Lidhur me arrestimin e Haradinajt, Nikoliqi ankohet se “ekzistojnë gjithmonë disa aleatë që shfaqen kur duan ta detyrojnë Serbinë për diçka. Serbia nuk mundet dhe nuk don të heqë dorë nga fletarrestimet. Pse do ta bënte?”- pyet i çuditur Nikoliqi. Pra, përkundër presioneve që lë të nënkupohet se Serbia i ka nga aleatët, ajo nuk heqë dorë nga ndjekja e shqiptarëve. Pyetja që bën, zbulon pozicionin, sipas të cilit ndjekjet e shqiptarëve janë pjesë e programit fashist serb. Nikoliqi e zbulon edhe më shumë prirjen e vet, kur deklaron se “Prishtina fshehej pas Vëllait të Madh”, duke lënë të nënkuprohet që meqë tash nuk po mundka të fshehej pas tij, Serbia do ta fillojë gjuetinë e re të shtrigave ndaj shqiptarëve. Më qartë nuk ka si zbulohet ideologjia fashiste, në një fjali të vetme!  Edhe pa u krahasuar me diskursin qëi karakterizonte fjalimet e Millosheviqit,e të Sheshelit,është e qartë se Nikoliqit është i barrikaduarbrenda asaj ideologjie, brenda atij diskursi fashist.

Kur kujtohen këtu edhe shkulmet histerike antishqiptare të Ivica Daqiqit, të Aleksander Vuqiqit, të Vulinit, të Drecunit e Gjuriqit, bëhet më e qartë senëligjërimin serb asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e regjimit gjenocidal të Millosheviqit dhe paraardhësve të tij.Është e njëjta gjuhë e urrejtjes, janë të njëjtat kërcënime. Prandaj, të kuptuarit e kësaj gjuhe ka rëndësi të madhe. E para, deri sa dominon kjo gjuhë, është e sigurt se asnjë përparim thelbësor në dialogun e Brukselit nuk do të bëhet. Kjo qasje serbe ështëpër ta bllokuar dhe shkatërruar shtetin e Kosovës, e jo për të bashkëjetuar e bashkëpunuar me të. Me këto simbolika fashiste dhe luftënxitëse, qëi lancojnëveçmas patriarku Irinej dhe presidenti i Serbisë, Nikoliqi, destabilizimi i shtetit të Kosovës në të gjitha planet do të jetë permanent, ndërsa pritshmëria e tyre është që dështimi i tij ta hap rrugën për kthimin e sundimit të Serbisë mbi Kosovën.

Këtëmesazh, të kthimit të serbëve si hakmarrrës, siç e pati definuar në vitin 1989 Ibrahim Rugova, në një intervistë në Der Shpigel, e ka gjuha që ata flasin dhe shkruajnë edhe gjatë festimeve të Krishtlindjeve ortodokse serbe. Në mesazhet e tyre nuk ka vend për pendesë, për falje, për dashuri ndaj Tjetrit. Jo. Disksursi i tyre zbulon një filozofi tëkonsoliduar, stabile, konsekuente për hakmarrje. Kjo filozofi është e akceptueshme nga audienca serbe, qoftë fetare, qoftë politike, qoftë kulturore. Prandaj për savaret prej serbëve, ata do ta realizojnë rikthimin hakmarrës në Kosovë dhe ndëshkimin e tmerrshëm tëtëgjithë joserbëve.

Pompimi i jashtëzakonshëm i mesazheve të Irinejit dhe të Nikoliqit në mediet serbe, që nga tablloidet e regjimit e deri te mediet që mbahen sitë pavarura, gjithsesi është dëshmi e konsensusit të elitave dhe të shoqërisë serbe lidhur me qëndrimin përbuzës e kërcënues ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sa kam përcjellë mediet serbe, asnjë reagim, asnjë koment ndaj këtyre mesazheve shantazhuese e kërcënuese ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve nga ana e kreut të fesë dhe të kreut të shtetit serb, nuk është publikuar. Thjesht janë brenda shemës së njohur të mendimit filozofik-religjioz dhe politik-kulturor, brenda së cilës nuk ka ndodhur asnjë transformim. Serbët janë të fiksuar në idenë se beteja politike e humbur në vitin 1999 (për shkak të ndërhyrjes së NATO-s) është e përkohshme. Ata janë të fiksuar në idenë se betejën religjioze dhe atë të kulturore “për Kosovën serbe”, e kanë përjetësisht të fituar. Ky fiksim e prodhon edhe këtë gjuhë të drejtuesve më të lartë serbë të fesë e të shtetit. Ky fiksim do të prodhojë tash e në të ardhmen edhe veprime destabilizuese e kriminale në drejtim të Kosovës dhe të shqiptarëve të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme