Lajçi-Thaçit: S’të vret zëri i fëmijëve të vrarë nga duart e tyre

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 09:31 | Nga

Aktori Çun Lajçi ka goditur me mënyrën e tij, kreun e shtetit Hashim Thaçi për vizitën e tij në Grackë të Lipjanit, kur u përkulë para pllakës përkujtimore të 14 serbëve që u vranë 17 vjet më parë.
Lajçi ka shkruar një poezi, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook:

Cila fytyrë asht kjo e cila lëkurë?

Ti përkulesh pranë varreve, ata na vranë Krenarinë tonë e bane urë, E shpërlanë ndërgjegjen tënde e fajin e tyre, Ata na çnjerëzuan!

Ti përkulesh para shpirtrave që na dogjën, Nga trualli na dëbuan e shpërlanë fajin tand e ndërgjegjen e tyre gjakun e dëshmorëve e bane ujë!

Ti vë lule e shpirtit tyne lutesh dënon popullin tand t’dhunuem

S’të vret zani i fëmijëve vra nga dorë e tyne Pse duhet mëkatet t’ua falësh i pari? S’të vret lutja e nuseve të çnjerzueme Që përkulesh. Cili qenka nderi e cili faji?

Ku mbet krenaria e Ademit, Komandantit?

Përkulë kokën boshe e shtatin plep t’thatë, Para xhelatit që t’vrau vëlla e babë e nanë. Ç’ti them nesër për luftën, për mua e për Ty djalit kur sot e përdhosë gjakun e derdhun për liri, e përkulesh para varrit të xhelatit.

Cila fytyrë asht sot e nesër cila lëkurë???

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme