Fetari filozof

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 13:54 | Nga Viliem Kurtulaj

Feja dhe filozofia shpeshherë takohen me njëra-tjetrën te metafizika. Përveç kësaj, ato nuk kanë pothuajse asgjë tjetër të përbashkët. Të vërtetat universale feja i ka të zbuluara në një libër (p.sh. Dhiata e vjetër, Bibla, Kurani), të cilin nuk ka as lejen as guximin ta vërë në dyshim.

Për sa kohë që je besimtar i një feje, të vërtetat që zotëron ajo fe janë absolute, përfundimtare, universale dhe nuk mund të vihen në dyshim e aq më pak të hidhen poshtë. Pra, pak a shumë feja e ka arritur fundin e historisë pasi i di të gjitha të vërtetat në mënyrë absolute.

Në fakt, përdorimi i termit “fundi i historisë” na kujton librin e Francis Fukuyama me të njëjtin titull. Në fakt Fukuyama në këtë libër hidhte idenë se tashmë njerëzimi e kishte zbuluar fundin e historisë së tij në aspektin politik dhe ekonomik. Vetëm këtë të vërtetë përfundimtare pretendonte se kishte zbuluar Fukuyama dhe rrezikoi të bëhej aq qesharak në botë sa u detyrua më vonë të shkruante librin “Second Thoughts”.

Pra, filozofia dhe feja nuk pajtohen me njëra-tjetrën, pasi e para është gjithmonë në kërkim të së vërtetës, ndërsa e dyta i di të vërtetat të cilat për të janë të pandryshueshme. Filozofia dyshon mbi gjithçka, feja nuk dyshon mbi asgjë që ndodhet në Bibël apo Kuran.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme