Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

Tiranë | 25 Tet 2017 | 14:52 | Nga

Pamë sot një skenë që nuk e kemi parë në asnjë vend të botës, në asnjë vit, në asnjë shekull, në asnjë epokë: Kryeministrin e një vendi që del përballë gazetareve të kombit të vet duke iu thënë haptas, që kam dalë të merrem me ju dhe i fyen i poshtëron, i quan të paditur, injorantë etj etj, jo për 10 sekonda një apo dy minuta, por për minuta të tëra, madje duke u larguar, dukej qartë dhe i pangopur…

Nuk i mjafton që ka blere pjesën dërrmuese të pronarëve të medieve me njëmijë mënyra të drejtpërdrejta e të tërthorta, por do të mendojnë si ai jo vetëm gazetarët e thjeshtë, por edhe operatorët edhe montazhierët, madje dhe shoferët e medieve.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që gazetaria shqiptare ka problemet e veta, mund të ketë shumë më pak të ditur se Edi Rama, mund të ketë dhe shumë më të ditur e të shkolluar se ai: por një gjë ja u them me plot gojën: me gjithë problemet, me gjithë padituritë, me gjithë kompromiset, madje dhe me faktin e shëmtuar se shpeshherë media ka qenë dhe zgjatim i politikës, media shqiptare është më pak e qelbur dhe me profesionale se politika shqiptare.

E kemi parë kryeministrin tonë në studio televizive, me gazetarë të ndryshëm që i ka ofenduar po njësoj si sot, por akoma nuk e di t’i japë përgjigje pyetjes se cili është investimi më i madh në Shqipëri dhe nuk e thotë dot akoma sot e kësaj dite: e kemi parë nëpër samite të ndryshme kur ai tregonte barcaleta dhe kryeministri i Serbisë merrte para për vendin e tij…

E kemi pare të shajë dhe të ofendojë këdo, jo vetëm gazetarët, por dhe opozitën dhe ish-aleatët, të jeni të sigurt pak më vonë do të shajë dhe do të ofendojë edhe popullin me të cilin mendon se po bashkeqeveris tani: të vetmit që nuk ka sharë asnjëherë janë të fortët dhe trafikantët.

Po nuk ka rëndësi, le të bëhemi pak amerikanë: Kryeministri po e mbron me thonjtë e lyer me baltë profesionin e tij, politikën: gazetarë mbrojeni profesionin tuaj gazetarinë: hiqjani mikrofonin Edi Ramës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme