Kelmendi: Dedaj i urren myslimanët ose po vuan dajakun nga UÇK-ja

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kritikuar Zëvendësministrin Gjergj Dedaj për shkak të deklarimeve të dhëna sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Sipas Kelmendit, deklarata e Zv.Ministrit Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në OBI (Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), është skandaloze dhe e turpshme.

Ai mendon se kjo deklaratë e Zv.Dedaj mund të ketë 2 burime:

1. Nga urrejtja që ka për muslimanët dhe institucionet (organizatat e tyre), ose

2. Ende po i vuan pasojat e dajakut që i ka hongër nga UÇK-ja gjatë luftës.

Unë nuk e di a ka hongër dajak nga UÇK-ja, por kështu vet ka treguar në media dhe kështu kanë shkruar mediat.

Përndryshe Zv.Gjergj Dedaj ka qenë i angazhuar pothuajse në çdo qeveri të pasluftës si Zv.Ministër.

Gjergj Dedaj gjatë kohës sa ka qenë Zv.Ministër i MPMS është shkarkuar nga pozita për keqpërdorim të kartelave të kreditit në vlerë prej 33 mijë eurove.

Në vitin 2010 ka mashtruar një bashkëatdhetar në Berlin duke ia marrur paratë dhe duke mos ia kthyer.

Për gjitha këto keqpërdorime kanë shkruar mediat ditë me rradhë, vazhdon reagimi i Kelmendit.

Gjergj Dedaj, duke pasur parasysh të kaluarën tënde kur edhe ke keqpërdorur paratë e qytetarëve të Kosovës, ne nuk mund të presim diçka të mirë prej teje.

Ne jemi vend që kultivojmë dhe mbrojmë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Ne synojmë që të anëtarësohemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare qoftë muslimane apo jomuslimane.

Ne dëshirojmë një Kosovë të fortë dhe në miqësi edhe me vendet muslimane edhe me vendet jomuslimane.

Ne nuk dëshirojmë një Kosovë të izoluar ku profiterët politik sikur ti keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme